“Meritonim më shumë ndaj Flamurtarit”, Mërgjyshi për barazimin e Apolonisë: E luajtëm si një ndeshje e play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 16:14

“Meritonim më shumë ndaj Flamurtarit”, Mërgjyshi për barazimin e Apolonisë: E luajtëm si një ndeshje e play-off

Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, thekoi se skuadra fierake kishte luajtur si të ishte ndeshje play-off ndaj Flamurtarit në barazimin pa gola mes dy skuadrave në Vlorë. Ai theksoi se ekipi i tij meritonte fitoren sot dhe se kishte të njëjtat cilësi si vlonjatët.

bandicam 2024-03-31 16-07-33-921

“Mendoj që ndoshta meritonim më shumë. Si e kishim përgatitur lojën e duke marra parasysh raportin e forcave, me ato mundësi që u shfaqën të pastra në fund meritonim më shumë. Flamurtari pati më shumë zotërim, kontroll topi e territor, por nuk qe i rrezikshëm. Asnjëherë rrezikshmëri serioze. Flamurtari ka arsenal në stol, ne i kemi me pikatore alternativat. Futja e Omerit dhe ndryshimi i skemës bëri ta kapnim dy herë në raste flagrante dhe me pak kujdes mund të merrnim maksimumin. Por edhe pika nuk është e keqe.

Maksuti është lojtar që karakteristikat më të mira i ka si një 9, po meqë kemi përplasje pozicionesh, e sakrifikojmë. I vendosim detyra edhe jashtë natyre së një sulmuesi, ndoshta konsumohet më shumë. Më të mirën nuk e ka në krah, por për skuadrën po bën më të mirën.

Jam munduar ta përgatit skuadrën që këtë ta luajmë si ndeshje play-off, se ndoshta mund të përplasemi përsëri atje, ta luajmë me seriozitetin maksimal. I vetmi minus me ta dhe Vorën është vetëm organika që nuk është shumë e plotë te ne. Sa i përket cilësisë, ne jemi skuadër cilësore. Teknikisht jemi skuadër që mund të rivalizojmë me të gjitha skuadrat e kreut”, tha Mërgjyshi për “MCN” pas barazimit ndaj Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"