Mehmeti nuk ia del, Shehi “thur” planin për duelin ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 20:44

Mehmeti nuk ia del, Shehi “thur” planin për duelin ndaj Laçit

Partizani ka kryer stërvitjene radhës në funksion të ndeshjes së të shtunës ndaj Laçit për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Trajneri Shehi ka nisur të qartësojë edhe idetë rreth formacionit, që nisur edhe nga gjendja fizike edisa lojtarëve, nuk pritet të reformohet shumë.

partizani stervitje

Ndryshimi i vetëm me shumë mundësi do të jetë vendosja e Janjevës në qendër të mbrojtjes, në vend të Sembene, i cili plotësoi numrin e katër kartonëve të verdhë dhe nuk mund të luajë në këtë sfidë. Sakaq, në dyshim mbetet ende edhe Adnard Mehmeti.

Mesfushori dje është stërvitur me grupin, por nuk shihet si titullar për këtë ndeshje. E njëjta gjë vlen edhepër Prekën, që mund të fitojë minuta si zëvendësues. Albers Keko gjithashtu mund të aktivizohet nga stoli, pasi ende nuk është në maksimumin e formës fizike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"