Me tifoz special në tribunë, Taipi: Doja të shënoj dhe golin t’ia dedikoja vëllait, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 19:45

Me tifoz special në tribunë, Taipi: Doja të shënoj dhe golin t’ia dedikoja vëllait, por…

Gjelbrim Taipi është një nga afrimet e Partizanit në merkaton e verës, por mesfushori nuk duket i integruar sa duhet te “demat”, ndonëse mbetet një nga lojtarët më të mirë dhe me potencial. Në fillim të intervistës pas ndeshjes për “MCN” Taipi u shpreh për mundësinë që pati, si dhe rezultatin ku drbi me Dinamon u mbyll me rrjeta të paprekura:

bandicam 2023-11-27 19-25-52-637

“Ishte një gjuajtje e mirë, tentova krahun e kundërt të portierit, i cili bëri punën e tij dhe tregoi cilësitë.

Të vjen keq për ndeshjen si shkoi. E përgatitëm mjaft mirë ku si në çdo takim tjetër kërkonim të bënim presing lart. Dëshironin 3 pikët, por gjërat nuk dolën si duhet, kjo edhe për faktin se dinamo ishte e vendosur mirë prapa. Nuk patëm fat në këtë ndeshje”.

Gjelbrim Taipi ka pasur një tifoz special në këtë takim, pikërisht vëllain e tij, Shqipërimin, me të cilin luajtën së bashku te Kukësi, por në verë kaloi në Kazakistan.

“Në tribuna ishte edhe vëllai dhe doja shumë që të shënoja në këtë takim dhe golin t’ia dedikoja atij. Ai ka ardhur vetëm për pushime, jo që të luaj sërish këtu”, vijoj Taipi

Goditjet e dënimit?

“Nuk është se nuk ka ndodhur asgjë, thjesht ka pasur momente që goditjet janë përgatitur gjatë stërvitjes që të jenë krosime, pasi e kemi si armën e duhur duke përfshirë edhe mbrojtësit shtatlartë. Nuk kam pasur goditje afër zonës, kështu që ne i ndajmë goditjet e dënimit”, përfundoi Gjelbrim Taipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"