“Me orkestrën e tij kompozoi perla të pavdekshme”, Ballkani rinovon me Ilir Dajën: Do vazhdojmë të shkruajmë faqet e historisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 18:02

“Me orkestrën e tij kompozoi perla të pavdekshme”, Ballkani rinovon me Ilir Dajën: Do vazhdojmë të shkruajmë faqet e historisë

Klubi i Ballkanit nuk ka pritur verën për të marrë vendimin për të ardhmen e Ilir Dajës. Klubi kampion i Kosovës, i shpallur dy sezone radhazi pikërisht nën drejtimin e trajnerit shqiptar, ka vendosur t’i rinovojë kontratën atij.

429776256_17989264808618265_6240121708250750285_n

Ka qenë pikërisht klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, që ka bërë të ditur se ka gjetur akordin dhe është firmosur marrëveshja për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2026, duke vazhduar punën që është shoqëruar deri tani me dy pjesëmarrje radhazi në fazën në grupe të Ligës së Konferencës.

NJOFTIMI I BALLKANIT

Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestrën” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e  historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh

Zonja dhe zotërinj, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!

Na priftë e mbara!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"