Me grup të plotë ndaj Vllaznisë, Gvozdenoviç dëshiron ta mbyll me fitore ndeshjen e fundit për këtë vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2023 | 12:40

Me grup të plotë ndaj Vllaznisë, Gvozdenoviç dëshiron ta mbyll me fitore ndeshjen e fundit për këtë vit

Trajneri i Skënderbeut, Ivazn Gvozdenoviç, i ka të gjithë lojtarët e gatshëm për ndeshjen e javës së 18-të kundër Vllaznisë, e cila do të luhet të premten në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

gvfdhgf

Për këtë takim të fundit për vitin 2013, skuadra nuk ka dëmtime apo lojtarë të pezulluar për kartonë dhe ky është një lajm i mirë, pasi thuajse çdo ndeshje Skënderbeun e kanë shoqëruar mungesat.

Edhe sulmuesi nigerian, Uçe Sebastine, është kthyer në formën e tij më të mirë pas dëmtimit dhe në ndeshjen e fundit ndaj Laçit u aktivizua si zëvendësues, madje u bë protagonist edhe te goli u anuluar nga anësori. Gjasat janë që në Shkodër trajneri serb të bëjë ndryshime në formacion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"