Mbylli sfidën përpara se Reali të shënonte, lojtarët “shpërthejnë” ndaj Gil Manzanos: Nuk na lanë të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 15:58

Mbylli sfidën përpara se Reali të shënonte, lojtarët “shpërthejnë” ndaj Gil Manzanos: Nuk na lanë të fitonim

Reagimet kanë qenë të shumta në fund të ndeshjes mes Valencias dhe Realit të Madridit (2-2) ku bie në sy zhgënjimi i jashtëzakonshëm i “los blancos”. Tçuameni e ka përshkruar anulimin e golit të Bellingam si “të turpshëm” në llogarinë e tij rrjetin social “X”. Dani Karvahal ka vënë duart në kokë sikur do të thotë: “Kjo është e pamundur”.

real madrid valencia

Për atë çfarë bdodhi në “Mestalla” ka reaguar dhe Vinicius, që gjithashtu përdori rrjetet sociale për të ironizuar vendimin e Gil Manzanos. Por braziliani, autori i dy golave të Realit ka qenë dhe më i ashpër kur foli për mediat e klubit të bardhë.

Për “Realmadrid TV” braziliani tha fjalë për fjalë: “Në fund nuk mundëm të fitonim, sepse nuk na lanë të fitonim”.

Tani do të pritet se çfarë do të ndodhë nëse ka një ankesë nga departamenti i integritetit të federatës spanjolle “RFEF” ose nga vetë Komiteti Teknik i Arbitrave “CTA”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"