Mbrojtësi i Apolonisë: E tregojmë forcën në Vorë, jemi të sigurtë për ‘play-off’-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 9:46

Mbrojtësi i Apolonisë: E tregojmë forcën në Vorë, jemi të sigurtë për ‘play-off’-in

Apolonia ka mbyllur përgatitjet për transfertën e radhës, ku sot në orën 13:30 në stadiumin e Vorës luan ndeshjen e fundit të fazës së dytë. Fierakët do të kërkojnë me çdo kusht rikthimin te fitorja dhe këtë e pranon edhe mbrojtësi Ndubuisi Francis Eneh në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”.

apolonia

”Kemi pasur kohën e duhur për të punuar për këtë transfertë delikate. Jemi munduar të analizojmë shumë mirë kundërshtarin dhe të marrim të gjitha masat për të qenë gati në çdo moment. Dihet që objektivi ynë në çdo ndeshje është maksimumi i pikëve dhe do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të madhe, përpos gjithë vështirësive. Më të vështirë e bën fakti që Vora është në një formë të mirë dhe ka marrë rezultate të rëndësishme, prandaj edhe në renditje pozicionohet në vendin e 3-të. Megjithatë nuk ka vend për mbivlerësim, pasi është thyer miti i transfertave. Ne duhet të tregojmë forcën tonë reale në këtë ndeshje, duke luajtur bukur dhe fituar në fund. Apolonia udhëton drejt Vorës me objektiv të qartë, marrja e fitores. Uroj dhe shpresoj të bëjmë një ndeshje pozitive për të qenë sa më solidë sa i takon pjesës së mbetur të sezonit. Jam i bindur se do ia dalim. Jemi të qetë dhe të sigurt në ‘play-off’, por më mirë le të shohim vetëm ndeshjen me Vorën”, u shpreh mbrojtësi Ndubuisi.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"