Mbrojtësi Ervis Kaja rikthehet te Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2014 | 9:20

Mbrojtësi Ervis Kaja rikthehet te Laçi

KajaErvis Kaja është afrimi i radhës te Laçi. Mbrojtësi 27-vjeçar, pas aventurës te Tirana, është kthyer sërish në Kurbin, atje ku ka luajtur edhe më herët. Lojtari pritet të dalë në seancën e radhës stërvitore nën urdhrat e teknikut Armando Cungu, pas akordit të arritur me presidentin Laska. Kaja gjatë ditës së djeshme ka marrë rrugën drejt Austrisë, për t’iu bashkuar skuadrës së tij më të re. Me këtë afrim kurbinasit kompletojnë mbrojtjen, duke pasur në përbërje 8 lojtarë që luajnë në këtë repart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"