Mbrojtësi Ervis Kaja largohet nga Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2014 | 12:30

Mbrojtësi Ervis Kaja largohet nga Laçi

KajaErvis Kaja largohet nga Laçi. Lajmin e ka konfirmuar dje për “Panorama Sport” vetë mbrojtësi kavajas. Pas një takimi që ka pasur me presidentin Pashk Laska, lojtari ka prishur kontratën. “Tashmë jam futbollist i lirë, në pritje të ofertave”, – ka deklaruar Kaja, pa dhënë arsyet e këtij largimi të papritur. Ndërkohë, Laçi u është kthyer përgatitjeve për sfidën e së shtunës me Skënderbeun, me një seancë 90-minutëshe në aneksin sportiv pranë stadiumit. Por para se të nisnin përgatitjet, trajneri Armando Cungu ka mbledhur të gjithë lojtarëve, ka analizuar sfidën e parë të sezonit, atë që barazuan me Partizanin. Janë evidentuar gabimet e kryera në atë takim, sigurisht është kërkuar që të mos përsëriten në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"