Maldini fotografohet duke biseduar me lojtarin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 18:11

Maldini fotografohet duke biseduar me lojtarin e Realit

Pak ditë më parë Maldini dhe Boban ishin në Spanjë, ku patën një takim me drejtuesit e Real Madridit.591918-theo-hernandez-real-madrid-afpPër këtë takim u përfolën shumë emra por drejtuesit kuq e zi nuk dhanë asnjë intervistë për mediat. Ditën e sotme Paolo Maldini është fotografuar në Ibiza, duke biseduar me mbrojtësin anësor të Real Madridit, Teo Hernandez.

Sipas “El Chiringuito”, Maldini dhe Teo Hernandez ishin në një lokal në Ibiza , ku kanë folur për një kalim të mundshëm në Milano të mbrojtësit të majtë.Capture MALDINI

Mesa duket drejtuesit e Milanit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Rikardo Rodrigez dhe po kërkojnë një lojtar tjetër për atë krahë. 21-vjeçari u ble nga Reali tek rivalët e Atletikos, dhe sezonin e kaluar luajti i huazuar tek Real Sociedadi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"