“Makthi” i transfertave, Apolonia 4 muaj pa fitore jashtë shtëpisë. Fierakët udhëtojnë drejt Vorës për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 16:58

“Makthi” i transfertave, Apolonia 4 muaj pa fitore jashtë shtëpisë. Fierakët udhëtojnë drejt Vorës për…

Çdo ndeshje konsiderohet si një finale më vete për Apoloninë, sepse çdo javë pa pikë i largon edhe më shumë nga objektivi madhor, ku Superiorja mund të arrihet vetëm përmes fazës “play off”. Në Fier nuk kanë ndërmend të dorëzohen sa i përket kësaj situate tejet të vështirë, edhe pse këtë fundjavë kanë një transfertë delikate në Vorë.

Apolonia grumbull 9

Ajo që vlen për të theksohet është se fierakët kanë hasur shumë vështirësi në transfertë dhe vijnë pas plot 6 ndeshjesh radhazi pa fitore. Apolonia ka arkivuar vetëm dy pikë, pikërisht në dy barazime kundrejt Besës dhe Kastriotit. Paraqitjet pozitive nuk i kanë munguar fierakëve dhe është ky fakti i vetëm që i mban ende me shpresa se kthesa do të vijë. Një trepikësh i mundshëm këtë të shtunë në Vorë do ta bënte që Apolonia t’i harronte gjithë këto ndeshje pa fitore. Por para skuadrës së trajnerit Mërgjyshi dalin

një “mal” me pengesa. Fierakët kanë 4 muaj që nuk dalin me tri pikë nga një ndeshje në transfertë. Për herë të fundit ata kanë fituar përballë Luzit më 22 tetor 2023 në shifrat 0–3. Pas kësaj sfide fierakët kanë luajtur edhe 6 herë të tjera në transfertë, përfshirë edhe Kupën, dhe bilanci është tërësisht në disfavor, me katër humbje dhe dy barazime. Nga ana tjetër, Apolonia ka një skuadër që nuk gabon me ekipet rivale në “play off”, të cilat njëherazi përmes kësaj mundësie të dytë synojnë Superioren.

I vetmi rast kur fierakët kanë gabuar me ekipet e pozicionuara në fazën “play off” është ajo përballë Flamurtarit në transfertë, por dhe në shtëpi, ku u ndalën me një barazim. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë hap fals me këtë grup skuadrash, duke treguar në njëfarë mënyre edhe petkun e një ekipi konstant dhe konkurrues. Janë pikërisht ndeshjet me këta rivalë direkt që e mbajnë Apoloninë komode në vendin e pestë dhe të shkëputur me plot pesë pikë nga ndjekësi më i afërt.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"