“Lushnja nuk ia doli prej arbitrave”, ish-futbollisti: Ishim faktor deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 20:28

“Lushnja nuk ia doli prej arbitrave”, ish-futbollisti: Ishim faktor deri në fund

Me përfundimin e kampionatit, lushnjarët kanë marrë pushimet. Kontratat e futbollistëve që mbyllën sezonin në “Roza Haxhiu” përfunduan më 31 korrik dhe tashmë të gjithë janë të lirë pas një sezoni të pazakontë që zgjati 13 muaj. Kjo periudhë pushimi pritet të zgjasë deri më 17 gusht, ndërkohë që klubi po organizohet për sezonin e ri.
Pogradeci-Lushnja
Burime nga bashkia, që ka nën juridiksion të plotë skuadrën, kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se stërvitja do të nisë pikërisht në ditën e përmendur më sipër. Me shumë mundësi, Lushnja do ta zhvillojë fazën përgatitore në Përmet, aty ku e zhvilloi edhe vitin e kaluar.
HASALLA
HASALLA – Një nga ish-futbollistët e njohur të Lushnjës, Blerim Hasalla, në një prononcim për “Panorama Sport”, komenton sezonin që lamë pas, duke deklaruar se arbitrimi ishte shkaku kryesor i dështimit të lagunarëve. “Lushnja ishte një ndër tri skuadrat faktor në kampionat deri në finishin e tij. Kishte një mbështetje të madhe nga bashkia, me një buxhet të konsiderueshëm, ndaj dhe pretendoi deri në fund. Mendoj se shkaku kryesor që Lushnja nuk arriti në dy vendet e para është arbitrimi. Ky sektor e ka thelluar njëanshmërinë në dëm të Lushnjës. Nuk është e drejtë që një skuadër të luajë me syrin hapur dhe një tjetër me frikën e dëmtimit. Në finish, e kam fjalën për ndeshjet e kthimit të fazës së tretë, Apolonia dhe Pogradeci e merituan. Pashë gabime te lojtarët e Lushnjës

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"