Luhet për zonën “Final 4” dhe për mbijetesë, njihuni me dy sfidat e sotme të Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 8:10

Luhet për zonën “Final 4” dhe për mbijetesë, njihuni me dy sfidat e sotme të Kategorisë Superiore

Java e 29-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me dy sfidat e sotme, kur luhet për dy objektiva të ndryshëm, për zonën “Final 4” dhe për mbijetesë.

superiore

Në orën 15:00, Laçi pret Partizanin, një duel me synime të kundërta, kurbinasit për t’i ikur vendeve të fundit në renditje, ndërsa në anën tjetër, të kuqtë për t’u afruar me dy vendet e para dhe për të “blinduar” një herë e mirë objektivin ‘Final 4″.

Në orën 18:00 luhet ndeshja Dinamo-Skënderbeu-Dinamo. Një sfidë direkte për të hyrë mes katërshes më të mirë, ku korcaret janë 4 pikë më lart në renditje në vendin e katërt, por blutë kanë edhe një ndeshje më pak, atë me Teutën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"