Luhen fatet e sezoni, Laçi fton tifozët: Luftojmë bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 9:53

Luhen fatet e sezoni, Laçi fton tifozët: Luftojmë bashkë

Kurbinasit janë gati për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj Teutës, e cila do të vendosë edhe të ardhmen e tyre në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Trajneri Stavri Nica do t’i ketë lojtarët e plotë për këtë përballje, në të cilën nuk lejohet asnjë rezultat tjetër përveç trepikëshit.Laci tifozet

Ndërkohë, tifozët kanë kërkuar nga tifozët që të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit, pasi edhe dyert do të jenë të hapura. “Nuk dorëzohemi kurrë, luftojmë në stilin tonë, gjithmonë me kokën lart. Na e kanë mësuar që të vegjël. Pastaj mësuam edhe të fitojmë”, shkruhet në faqen e klubit.

Kësaj thirrjeje pritet t’i bashkohet një numër i madh tifozësh, ndërkohë që drejtuesit u kanë kërkuar lojtarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të vlerësojmë maksimalisht takimin.laci tifozet

Kundërshtari i Laçit, Teuta ka arritur objektivin për të mbijetuar në Superiore dhe një gjë e tillë ua bën edhe më të lehta gjërat kurbinasve, duke qenë se durrsakët nuk do të jenë shumë të motivuar përballë tyre. Megjithatë trajneri Stavri Nica ka kërkuar maksimumin nga të gjithë futbollistët, që të mos përballen me ndonjë surprizë të hidhur.laci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"