Postuar: Janar 3, 2018 | 15:01
Luftëtari “blindon” portën, vjen shqiptari që ka luajtur te Anderleht
Pas përjashtimit të Festim Mirakës, te Luftëtari lindi nevoja për të afruar një portier, i cili ti bëjë konkurencë Shkëlzen Ruçit. Drejtuesit gjirokastrit kanë mbyllur sot marrëveshjen me 24-vjeçarin nga Elbasani, Amarildo Çekrezi.

Çekrezi e ka nisur karierën në vitin 2011, te skuadra greke e Ergotelis, më pas iu bashkua moshave të Anderlehtit. 24-vjeçari i kthye sërish në Greqi, duke u bërë pjesë e Fokikosit dhe Kalithes, por pa arritur të lerë shumë zhurmë. Elbasanasi ka marrë miratimin e drejtuesve të klubit dhe do ti bashkohet Luftetarit në ditët e ardhshme.













