Lojtarët nuk preken, Laçi i sezonit të ri nis nga trajneri Nica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2017 | 15:30

Lojtarët nuk preken, Laçi i sezonit të ri nis nga trajneri Nica

Kjo merkato do të jetë shumë aktive për skuadrën e Laçit, e cila arriti të siguronte mbijetesën në Superiore në ndeshjen e fundit të kampionatit. Por, për sezonin e ardhshëm, kurbinasit do të ndryshojnë totalisht pamje, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve aktualë do të largohen nga skuadra. Ndërkohë që më parë drejtuesit duhet të vendosin për trajnerin që do të jetë në krye të stolit.

nica

Stavri Nica mori drejtimin e Laçit, në momentin më të vështirë të bardhezinjve, atëherë kur askush nuk besonte se skuadra mund të shpëtonte. Megjithatë, ai arriti të rikthente besimin te lojtarët dhe, në fund, kurbinasit realizuan objektivin. Në një situatë të tillë, shanset që drejtuesit t’i rinovojnë kontratën trajnerit janë të mëdha.

Kukesi - Laci

Zyrtarizimi i teknikut do t’i hapte edhe rrugën merkatos. Megjithatë, deri më tani, te laçianët nuk ka pasur lëvizje dhe ato mund të nisin në fund të këtij muaji. Duke qenë se kurbinasit nuk marrin pjesë në Kupat e Europës, skuadra pritet të grumbullohet në fillim të muajit të ardhshëm.

laci1

 

Ndërsa një pjesë e mirë e lojtarëve kanë nisur të shkëpusin marrëdhëniet me klubin dhe janë vënë në kërkim të një tjetër skuadre për të vazhduar karrierën e tyre. Pritet që përforcimet e kurbinasve të vijnë kryesisht nga jashtë vendit, ku synohet afrimi i elementëve cilësorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"