LLOGARITË E INTERIT/ Titull në derbi dhe rekord, të gjitha janë në dorën e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 15:12

LLOGARITË E INTERIT/ Titull në derbi dhe rekord, të gjitha janë në dorën e zikaltërve

Një gjysmë hapi fals ishte i pritshëm pas një jave delikate dhe të vështirë, por që nuk komprometon aspak objektivat, ndoshta ëndrrat. Një prej tyre është fitorja e titullit kampion në derbi kundër rivalëve të përjetshëm dhe ende mund të ndodhë. Edhe thyerja e rekordit të pikëve në Serinë A mund të ndodhë.

Inter

Matematika është një asist i madh për Interin që ka lënë dy pikë kundër një Napoli pozitiv. Mirëpo pushimi për kombëtaret i jep një dorë trajnerit Inzagi. Lautaro me shokë mund të marrin pak frymë dhe pastaj me rifillimin e sezonit duhet të bëjnë detyrën ndaj Empolit, Udinezes dhe Kaljarit.

Llogaritë janë duke u bërë prej kohësh nga tifozët zikaltër. Mungojnë ende 9 javë nga fundi i kampionatit dhe shpresa në “Pinetina” është që të rikthehen të fitojnë disa ndeshje të tjera radhazi. Nëse Interi nuk do të gabojë asnjë ndeshje nga 3 të radhës, atëherë titulli kampion mund të vijë edhe në sfidën kundër Kaljarit në mes të prillit. Mirëpo në këtë rast, duhet që Milani dhe Juventusi t’i humbasin 3 ndeshjet radhazi. Diçka shumë e vështirë.

Më realist është opsioni për ta fituar titullin në derbi. Me një sukses aty, Lautaro do të “ngrinte” trofeun në fytyrën e Teo Hernandezit me shokë. Dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë duhet pritur dueli pasardhës me Torinon. Opsioni i tretë është nëse Interi humbet derbin, atëherë mund të fitojë në transfertë me Sasuolon. Llogaritë nuk janë aspak të lehta për t’u bërë sepse shumë varet edhe nga ajo që do të bëjnë rivalët e Interit.

Ndërkohë që zikaltrit vazhdojnë të besojnë ende se mund të thyejnë rekordin e pikëve të Antonio Kontes, i cili grumbulloi 102. Në rast se skuadra do t’i fitonte të gjitha do të arrijë 103 pikë. Mirëpo nuk duhet të bëjë asnjë hap fals. Barazimi me Napolin e ndërlikoi pak këtë rekord. Por duket se ky nuk është qëllimi kryesor i skuadrës së Inzagit. Ata kërkojnë patjetër që të fitojnë titullin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"