VIDEO/ Interi ndalet brenda në “San Siro”, Kaljari i merr pikën zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 22:14

VIDEO/ Interi ndalet brenda në “San Siro”, Kaljari i merr pikën zikaltërve

 Interi mori një barazim 2-2 kundër Kaljarit, brenda në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Seria A italiane. Zikaltërit lënë pikë në një ndeshje të lehtë në letër, edhe pse nuk mund të quhet një hap fals sepse tashmë mund të themi se e kanë siguruar titullin kampion.

image

 

Ndeshjen e zhbllokoi që në minutën e 14-të Markus Turam dhe më pas do të ishte Shomurodov ai që do të kthente baraspeshën e përkohshme për miqtë në të 65-tën. 9 minuta më pas turku Çalhanoglu do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin vendasve. Megjithatë rezultatin përfundimtar 2-2 do ta vuloste Viola në të 83-tën duke bërë që secila skuadër të dilte me nga një pikë nga kjo përballje.

Me këtë rezultat, Interi vazhdon të kryesojë i qetë kampionatin me 83 pikë i ndjekur nga Milani i vendit të dytë, me 14 pikë më pak se zikaltërit.

REZULTATI  

INTER-KAJLARI 2-2

13′ Turam, 74′ Çalhanoglu  / 65′ Shomurodov, 83 Viola

GOLI I TURAM 1-0 (VIDEO)

GOLI I BARELAS, I ANULUAR PËR POZICION JASHTË LOJE (VIDEO)

GOLI I SHOMURUDOV 1-1 (VIDEO)

GOLI I ÇALHANOGLU 2-1 (VIDEO)

GOLI I VIOLA 2-2 (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

fsfsf

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"