Turpërohet Kombëtarja U-17, kuqezinjtë e Ardi Beharit munden me 6 gola nga Çekia në kualifikueset e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2023 | 15:20

Turpërohet Kombëtarja U-17, kuqezinjtë e Ardi Beharit munden me 6 gola nga Çekia në kualifikueset e Europianit

Kombëtarja shqiptare U-17 pësoi një humbje të hidhur përballë Republikës Çeke në kualifikueset e Europianit me rezultatin e thellë 6-1.
u17

Një dominim i pastër nga ana e çekëve, të cilët në pjesën e parë shënuan katër herë.

Në të dytën ata gjetën rrjetën dhe dy herë të tjera, teksa golin e vetëm të nderit për kuqezinjtë e Ardi Beharit e shënoi Gici në minutën e 83’.

Sfida tjetër për Shqipërinë do të jetë me Malin e Zi, e cila duket vetëm për statistikë, me kombëtaren kuqezi që duket e eliminuar.

REZULTATI:

ÇEKI U17 6-1 SHQIPËRI U17

Kolarik 15′, 60′, Poturnaj 30′, Slonçik 41′, Modri 45+1′, Sosna 90+1′ / Gici 83′

FORMACIONET ZYRTARE:

4545

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"