VIDEO/ PSG i jep leksion Barcelonës, e përmbys me katër gola dhe shkon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 0:13

VIDEO/ PSG i jep leksion Barcelonës, e përmbys me katër gola dhe shkon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve

PSG siguroi pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve me një fitore mbresëlënëse 4-1 përballë Barcelonës në fushën e kësaj të fundit.

dembele

Katalanasit kishin fituar 3-2 ndeshjen e parë në transfertë dhe kur shënuan golin të parët me Rafinja, u duk se kishin gjithçka nën kontroll. Por kartoni i kuq i Aruhos shkatërroi planet e Çavit, pasi Dembele gjeti shpejt më pas barazimin para mbylljes së pjesës së parë.

Në të dytën, Vitinja dhe Mbape me penallti kthyen sfidën në favorin e francezëve, të cilët administruan rezultatin deri në fund kur pikërisht sulmuesi francez shënoi edhe golin e rezultatit 4-1 që vulosi praninë në fazën tjetër të turneut.

BARCELONA-PSG 1-4
12′ Rafinja / 40′ Dembele, 54′ Vitinja, 61′ (p), 89′ Mbape

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të PSG dhe kualifikimin e francezëve në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

90’+3’ Mbape gjuan në kufijtë e zonës, por Ter Shtegen grushton topin dhe largon rrezikun.

90;’ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ GOOOL PSG! Kundërsulm me shumë forca i parisienëve, janë dy lojtarë të cilët gjuajnë radhazi dhe nuk mposhtin Ter Shtegen derisa topi shkon te Mbape i cili nuk gabon. (VIDEO)

89’ Rafinja gjuan direkt në portë nga këndorja, Donaruma largpn topin.

88’ Kolo Muani merr vendin e Dembele në radhët e PSG.

82’ Zhoao Feliks dhe Fermin hyjnë në fushë në vend të De Jong dhe Zhoao Kanselo.

80’ Ugarte merr vendin e Zair-Emeri në radhët e PSG.

78’ Rafinja hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij diagonale nuk gjen rrjetën, me sferën e cila përfundon jashtë. (VIDEO)

77’ Li dhe Asensio hyjnë në fushë në vend të Barkola dhe Fabian Ruiz.

73’ Levandovski provon me të majtën nga jashtë zonës, Donaruma ndal goditjen e tij dhe më pas është mbrojtja që spastron. (VIDEO)

65’ Markinjos për miqtë dhe më pas Gyndogan nga vendasit përfundojnë në listën e të ndëshkuarve më të verdhë.

64’ I sapofuturi në fushë tenton menjëherë të gjejë rrjetën me një gjuajtje në zonë, mbrojtja mike largon sferën në këndore.

62’ Ferran Torres merr vendin e Pedrit në radhët e Barcelonës.

61’ GOOOL PSG! Mbape shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)

59’ Penallti për PSG-në! Kanselo ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Dembele dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

57’ Çavi ndëshkohet me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit.

56’ Gyndogan provon nga jashtë zonës, topi prek shtyllën dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

54’ GOOOL PSG! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Vitinja i cili nuk gabon. (VIDEO)

52’ Fabain Ruiz shfaqet në të majtën, provon me diagonalen e tij drejt shtyllës së dytë, pa gjetur portën e Ter Shtegen.

49’ Ter Shtegen është me fat pas një gjuajtje të Hakimit, pasi topi përplaset para tij, e godet në gjoks dhe kalon rrezikshëm mbi traversë. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+4’  Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1. 

45’+3’ Harkim nga e majta në shtyllën e dytë ku Dembele lëshon një diagonale të fortë, por sfera nuk gjen katërkëndorin, duke dalë jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Fabian Ruiz ndëshkohet me të verdhë.

45’ Barkola bën një lëvizje spektakolare në të majtën, gjuajtja e tij është e gabuar dhe shkon jashtë. (VIDEO)

42’ Martinez dhe Mbape ndëshkohen me karton të verdhë pas një përplasje mes tyre.

40’ GOOOL PSG! Pas një harkimi nga e majta, topi shkon te Dembele në shtyllën e dytë ku ai e çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

34’ Çavi nuk humb kohë, hedh në fushë Inigo Martinez në vend të Jamal për të rregulluar mbrojtjen.

32’ Dembele provon direkt nga goditja e dënimit, pa gjetur portën e Ter Shtegen.

30’ Karton i kuq për Arauho! Mbrojtësi ndal Barkola i cili ishte nisur drejt portës, dhe sheh gjyqtarin t’i tregojë të kuqin. (VIDEO)

28’ Mundësi të arta radhazi për të shënuar të miqve. Fillimisht Mbape sheh të ndalet nga Tre Shtegen, ndërsa më pas Kunde largon nga porta një gjuajtje me kokë. (VIDEO)

27’ Tenton edhe Dembele nga e djathta, sfera bllokohet nga mbrojtësit e ekipit vendas.

26’ Barkola dhe Mbape mundohen vazhdimisht të gjejnë hapësirën në të majtën, por pa shumë sukses pasi harkimet e tyre nuk shkojnë në destinacion.

20’ Mbrojtja e PSG-së gabon dhe i dhuron topin Levandovskit. Por ky  fundit në mënyrë të pabesueshme fluturon sferën mbi traversë me gjuajtjen e tij nga një pozicion i shkëlqyer. (VIDEO)

17’ Shkëndija e parë e Mbape vjen me një gjuajtje me kokë pas një harkimi nga e djathta, të cilin sulmuesi e fluturon larg portës. (VIDEO)

12’ GOOOL BARCELONA! Jamal nga e djathta hyn në zonë dhe pason në qendër ku Rafinja nuk gabon. (VIDEO)

8’ Minutat e parë kalojnë pa raste të rrezikshme, por me PSG-në që është më ofensive në lojën e vet.

1’ Nis dueli në Katalonjë.

FORMACIONET ZYRTARE:

BARCELONA 4-3-3: Ter-Shtegen; Arauho, Kubarsi, Kanselo, Kunde; De Jong, Pedri, Gyndogan; Jamal, Levandovski, Rafinja | Trajner: Ksavi Hernandez

PSG 4-3-3: Donaruma; Mendesh, Markinjos, Hernandez, Hakimi; Fabian, Zaire-Emeri, Vitinja; Barkola ,Mbape, Dembele | Trajner: Luis Enrike

bandicam 2024-04-16 19-52-38-415

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"