Postuar: Shtator 2, 2023 | 17:48
LISTA/ Projekt i ri për t’u kthyer shpejt në Superiore, Kastrioti i Ndreut ka fytyrë tjetër në këtë sezon
Kastrioti mbylli dy vitet në Superiore në edicionin e kaluar duke u kthye në të Parën, për të mbyllur njëkohësisht edhe një cikël që kishte ndërtuar me një grup futbollistësh. Ekipi kaloi përsëri nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu dhe ai grup ka pësuar ndryshime të mëdha.
Janë larguar nga skuadra protagonistët e dy viteve të fundit në elitë, por kanë ardhur gjithsesi edhe lojtarë të cilët kanë eksperiencë në Superiore apo me ekipe mjaft të njohura si Neziri, Kuka, Zhivanaj apo Shkalla.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"