LIGA UNIKE/ Karon Williams e Flamurtarit, lojtarja MVP e javës së tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 11:38

LIGA UNIKE/ Karon Williams e Flamurtarit, lojtarja MVP e javës së tretë

Liga Unike e femrave, kompeticion i përbashkët basketbolli me klube nga Shqipëria dhe Kosova zhvilloi të martën dhe të mërkurën ndeshjet e javës së tretë për sezonin e rregullt. Një javë që dhuroi ndeshje interesante, ndërsa kanë dalë edhe lojtaret më të mira.

karon uilliams

Vlerësimin MVP e ka merituar Karon Williams e Flamurtarit, e cila shkëlqeu në suksesin që skuadra vlonjate shënoi në transfertë kundër Penzës. Williams regjistroi 34 pikë, 3 kërcime e 4 asistime, duke e pasur indeksin 37, më të lartin e javës.

Në formacionin më të mirë bën pjesë gjithashtu edhe Aida Palko, e cila zhvilloi një ndeshje të madhe në suksesin e Tiranës ndaj Partizanit në derbi. 25 pikë, 9 kërcime, 3 asistime dhe indeksi 36, ishin statistikat e shkëlqyera të Palkos në këtë takim. Ndërsa më tej “top-5”-shja plotësohet me radhë nga Asia Henderson (Flamurtari), Enisa Qosja (Tirana) dhe Sarah Mgbeike (Bashkimi).

TOP-5
KARON WILLIAMS (Flamurtari) MVP (34 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 37 indeksi)
AIDA PALKO (Tirana) (25 PIKË, 9 KËRCIME, 3 ASISTIME, 36 Iindeksi)
ASIA HENDERSON (Flamurtari) (28 pikë, 17 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi)
ENISA QOSJA (Tirana) (25 pikë, 1 kërcim, 5 asistime, 24 indeksi)
SARAH MGBEIKE (Bashkimi) (23 pikë, 9 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"