LIGA E KONFERENCËS/ Aston Vila “gjunjëzon” Ajaksin, Lila dhe Klub Bryzh shkojnë lehtë drejt çerekfinaleve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 22:43

LIGA E KONFERENCËS/ Aston Vila “gjunjëzon” Ajaksin, Lila dhe Klub Bryzh shkojnë lehtë drejt çerekfinaleve (VIDEO)

Mbyllet raundi i 1/8 të Ligës së Konferencës. Ndeshjet e orës 21:00, prodhuan plot emocion, teksa Aston Vila mund thellë 4-0 një Ajaks të dorëzuar, 

Konference

Klub Bryzh nuk e diskuton kualifikimin me Molden duke e mundur 3-0, kurse Lilë i falet një barazimi 1-1 përballë Sturm Gracit.

Ndërkohë surpriza më e madhe e mbrëmjes u regjistrua në duelin mes Makabi Tel Aviv dhe Olimpiakos. Grekët kanë treguar anën e tyre më të mirë në këtë takim teksa kanë shënuar 6 gola duke bërë përmbysjen e madhe në shtesa. Vlen të theksohet fakti se në ndeshjen e parë bardhekuqtë u mposhtën në shtëpi 1-4, teksa arritën të triumfonin me rezultatin 1-6 (pas kohës shtesë) në Izrael, duke u kualifikuar.

Rezultatet 

Makabi Tel Aviv – Olimpiakos 1-6 (4-1)  *Ndeshja shkoi me kohë shtesë

57′ Zahavi/ 10′ Podence, 37′ Fortunis, 45+3′, 65′, 103′ El Kabi, 93′ Jovetiç

Lilë – Shturm Grac 1-1 (3-0)

43′ Santos / Biereth 45+2′

Klub Bryzh-Molde 3-0 (1-2)

45+1′ 48′ Skov Olsen, 71′ Skoras

Aston Vila – Ajaks 4-0 (0-0)

26′ Uatkins, 60′ Bejli, 75′ Duran, 82′ Diabi

Goli i Uatkins  (VIDEO)

Goli i Bejlit (VIDEO)

Goli i Duran (VIDEO)

Goli i Diabi (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Makabi Tel Aviv – Olimpiakos

olimpiakos

Lilë – Shturm Grac

lilaaaa

Klub Bryzh-Molde moldeee

Aston Vila – Ajaks

ajaksss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"