Lëvizje në merkato e Apolonisë, mbrojtësi transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2024 | 18:38

Lëvizje në merkato e Apolonisë, mbrojtësi transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Klubi i Apolonisë i ka dhënë lamtumirën një prej futbollistëve që kishte afruar gjatë verës së kaluar si një lojtar me perspektivë. Mbrojtësi kongolez Davarel Diambomba Mouandza, u ka dhënë lamtumirën fierakëve, për të nisur një eksperiencë të re.

sdfsdfsdf

Vetë klubi ka bërë të ditur se futbollisti i cili në këtë sezon u aktivizua me ekipin U21 dhe me skuadrën e parë, është transferuar tashmë në klubin Al Hamrija në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kongolezi i cili ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U20 të vendit të tij, pritej të ishte një lojtar që do të ndihmonte Apoloninë që të kthehej në Superiore. Por në klubin fierak kanë menduar që ta lejojnë të hedhë hapin e radhës në karrierën e tij, duke përfituar financiarisht nga ky transferim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"