Lëv kërkon të mbrojë trofeun, ja si pritet të luajë Gjermania në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 17:34

Lëv kërkon të mbrojë trofeun, ja si pritet të luajë Gjermania në Botëror

Një detyrë shumë të vështirë do të ketë Gjermania për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë në Brazil. Trajneri Lëv, dje, theksoi se kjo skuadër mund të jetë në gjendje të mbrojë titullin dhe, pse jo, direkt ai shprehu objektivin e ekipit që ai drejton.

Germany-v-Argentina-2014-FIFA-World-Cup-Brazil-Final

Se si do të luajë ai në Rusi, “Sport1” ka bërë një parashikim të bazuar në lojtarët që trajneri ka grumbulluar. Në portë pritet që titullar të jetë TER Shtegen, me Nojer të dëmtuar trajneri nuk kërkon të rrezikojë.

Në mbrojtje, ai do t’i besojë të njëjtit lojtarë që luajnë te Bajerni, me përjashtim të Hektor që luan të Këlni. Dyshja Boateng-Humels i jep siguri trajnerit në repartin defensiv. Në mesfushë, Lëv do të mbështetet tek eksperienca e Khedirës dhe Toni Kros, të dy kanë zhvilluar një sezon të mirë. Njëri kampion me Juventusin në Itali dhe tjetri në finalen e Champions-it me Realin. Ozil gjithashtu do të jetë një armë plus.

sasas

Në sulm do të jetë Verner që do të marrë përsipër shënimin e golave, i ndihmuar nga Myler dhe Rojs. Sane do të jetë një zëvendë sues luksi për njërin nga të tre. Vetë trajneri Lëv ka rinovuar dhe pritet të drejtojë i qetë kombëtaren drejt misionit të pamundur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"