Laporta tenton t’i prishë mendjen Ksavit: Do të doja të vazhdonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 8:12

Laporta tenton t’i prishë mendjen Ksavit: Do të doja të vazhdonte

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk e fsheh përkushtimin e tij ndaj trajnerit të ekipit Ksavi Hernandez, të cilin e vlerëson shumë, aq sa do të dëshironte që ai të rishikonte vendimin për t’u larguar nga Barça në fund të sezonit. Kështu është shprehur ai në një intervistë për gazetën “Mundo Deportivo”. Për këtë arsye, ai do të presë deri në fund të sezonit për të kërkuar një zëvendësues në rast se Ksavi vërtet nuk do të ndryshojë vendimin e tij.

KSAVI LAPORTA

BISEDAT ME KSAVIN – “Do të them diçka, nuk kemi folur më për temën e largimit të tij. E kam thënë shpesh se janë me dhjetëra trajnerët që duan të vijnë te Barcelona, kam propozime nga të gjitha anët, por ne nuk do të bëjmë asnjë lëvizje. Këtë ia kam thënë dhe Ksavit. E respektojmë vendimin e tij për të qëndruar deri në fund të sezonit, sepse ky ishte vendimi i tij. Jam i kënaqur që pas çdo ndeshjeje jemi edhe më mirë. Është e habitshme ajo që po ndodh, sepse që nga momenti kur shpalli largimin, skuadra ka nisur të luajmë më mirë dhe të fitojë. Shpresojmë që kështu të vijojmë deri në fund”.

DËSHIRA PËR VAZHDIMËSINË – “Edhe këtu nuk ka ndonjë sekret. Përgjigja është shkurt, po. Unë do të doja që ai të vazhdonte. Kur kemi folur me Ksavin dhe kemi biseduar dhe për presionin që ka në këtë klub ai, sikurse unë, e dimë se çfarë do të thotë të jesh trajner i Barcelonës, presioni është bashkëshoqërues nga dita e parë deri në të fundit. E kam pyetur disa herë nëse kishte ndonjë mundësi që të ndryshonte mendim, por të paktën deri më tani e kam parë të vendosur në zgjedhjen që ka bërë. Ai vazhdon të thotë se në fund të sezonit do të largohet siç kemi rënë dakord, por do të shohim. Le të mos ushtrojmë presion të panevojshëm, sepse për momentin të qenit me këtë formulë funksionon. Prandaj, ne ende mund të themi jo, jo, jo dhe …”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"