Lajpcigu e ironizon, në Gjermani flasin për skandal me Vinicius

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 21:07

Lajpcigu e ironizon, në Gjermani flasin për skandal me Vinicius

Te Lajpcigu dhe në Gjermani ka shumë pakënaqësi dhe indinjatë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve të mërkurën në mbrëmje kundër Realit. Klubi i Bundesligës nuk ishte i kënaqur me arbitrimin në “Santiago Bernabéu”.

Vinicius-Orban

Mollë sherri është bërë momenti i përplasjes mes Vinicius dhe Orban. Sipas mendimit të gjermanëve Vinicius duhej të ishte sanksionuar me karton të kuq. Kjo është reflektuar në rrjetet e tyre sociale. “Vinicius kap Vili Orbanin për fyti me të dyja duart në mënyrë jo sportive. Gjyqtari e sanksionon këtë vetëm me karton të verdhë… Interesante”, kanë shkruar ata duke shtuar një buzëqeshje në fund të tekstit. Një ironi therëse kjo e Lajpcigut.

Por në Gjermani janë më të drejtpërdrejtë, pa përdorur ironi apo të ngjashme. Mediat në këtë vend kanë bërë me dije se gjyqtari italian Masa ka favorizuar Realin e Madridit jo vetëm në këtë rast, por gati në çdo vendim të marrë. “Vinicius duhet të ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe kjo do të kishte pasoja në të gjithë takimin, sepse vetëm 6 minuta pas kartonit, ai shënoi golin për Realin”, ka shkruar “Bild”.

“Fatkeqësisht, gjyqtarët nuk kanë guximin t’i përjashtojnë këta lojtarë. Ishte drejt e kuqe. Më kap nga qafa me të dyja duart. Është mungesë respekti”, theksoi mbrojtësi hungarez (Orban) para kamerave të “Sky Sport Austria” pas fishkëllimës së fundit. Shoku i tij i skuadrës Benjamin Henriks shtoi: “Unë do të jem i sinqertë, nëse do të ishte anasjelltas dhe Orban do të kishte kapur për fyti një lojtar të Madridit, ai do të ishte përjashtuar 100 për qind”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"