Tronditet Skënderbeu, ja sa do të mungojë Dejvi Bregu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2019 | 23:40

Tronditet Skënderbeu, ja sa do të mungojë Dejvi Bregu

Dejvi Bregu pritet të mungojë afro 3 muaj. Dëmtimi në miqësoren e sotme ndaj Tiranës ka tronditur Skënderbeun, pasi ylli i skuadrës rezulton të ketë thyer dorën e majtë.

Bregu55

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin korçar se pas grafisë së bërë në një nga spitalet e kryeqytetit, diagnoza ishte frakturë në krahun e majtë.

Një goditje e rëndë për korçarët në një moment shumë të vështirë, teksa vlonjati autor i shtatë golave pritet të humbasë një pjesë të ndeshjeve të fazës së tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"