La Liga/ Selta Vigo mund Seviljan në garën për mbijetesë, Almeria fiton ndeshjen e parë të sezonit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 19:51

La Liga/ Selta Vigo mund Seviljan në garën për mbijetesë, Almeria fiton ndeshjen e parë të sezonit (VIDEO)

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para të vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

64454c22-d715-4710-b1ea-387d4dd98761

Selta Vigo mposhti në transfertë Seviljan me rezultatin 2-1 duke hipotekuar 3 pikë të arta në garën e mbijetesës. Sevilja sa vjen edhe i përkeqëson më shumë gjërat duke vazhduar të jetë vetëm 6 pikë larg vendit të 18, që të çon automatikisht në La Liga 2.

Almeria fitoi ndeshjen e parë të sezonit, teksa mposhti Las Palmas me rezultatin minimal 0-1. Goli i Leo Baptistao, iu mjaftoi miqve për të siguruar fitoren. Edhe pse mund të themi tashmë që nuk i vlen asgjë, sepse ndodhen në vend të fundit dhe mund të jetë ekipi i vetëm i cili dihet se do të bjeri nga kategoria.

Vijareal mundi 1-0 Valencian me golin e Suensa në të 54-ën. Edhe pse te dy ekipet janë në mesin e tabelës, përsëri nëse luftojnë deri në fund , mund të kapin zonën e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"