La Liga me “kanibale” në 30 vjet/ Pesë klubet e para kanë grumbulluar 257 pikë, si asnjëherë më parë në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 23:27

La Liga me “kanibale” në 30 vjet/ Pesë klubet e para kanë grumbulluar 257 pikë, si asnjëherë më parë në Spanjë

La Liga e sezonit 2023-24 është etiketuar si kampionati më “kanibal” në histori që kur sistemi i pikëzimit në Spanjë ndryshoi nga 2 pikë në 3 pikë për fitoren. Ishte sezoni 1955-1966 kur pikëzimi ndryshoi dhe që atëherë, kurrë në këtë pikë të sezonit (java e 23-të) pesë kryesuesit e kampionatit nuk kishin grumbulluar kaq shumë pikë sa tani. Janë shifrat që tregojnë këtë rendiment të frikshëm mes kryesuesve.

LaLiga

Në të vërtetë, mes Realit të Madridit (58 pikë), Gironës (56), Barcelonës (50), Atletikos së Madridit (48) dhe Atletik Bilbaos (45) pesë ekipet e para në renditje kanë grumbulluar së bashku 257 pikë, një total i paarritur deri më sot në javën e 23-të. Më e afërta me këtë total pikësh ishte në dy raste radhazi, kur në sezonet 2013-2014 dhe 2014-2015, pesë kryesuesit e atëhershëm të kampionatit spanjolle, pas 23 javësh kampionat numëronin së bashku 255 pikë.

Këto janë tre herët e vetme, në 29 sezonet që La Liga ndryshoi sistemin e pikëve, duke llogaritur tri pikë fitoren, që kalohet kufiri prej 250 pikësh mes pesë klubeve më të mirë në javën e 23-të të ndeshjes. Por nëse e ulim “kërkesën” në 241 pikë, totali i sezoneve që e kapërceu këtë limit është katër: tre të lartpërmendurave me më shumë se 250 i shtohet dhe sezoni 2010- 20211 kur u arrit shifra 249.

EKSTREMI TJETËR – Në krahun tjetër të kësaj renditje të veçantë, 190 pikët e mbledhura në total midis Deportivo La Korunjës (43), Real Saragozës (39), Barcelonës (38), Selta Vigos dhe Alaveshit (35 secila) në sezonin 1999-2000 përfaqëson shifrën më të ulët të grumbulluar nga pesë kryesuesit në La Liga pas 23 javëve të para të kampionatit.

Shifra aktuale prej 257 pikësh të grumbulluara mes dominuesve të mëdhenj të kampionatit në sezonin 2023-2024 merr një rëndësi të veçantë nëse e krahasojmë me mesataren e këtyre 29 sezoneve të kampionatit me tre pikë.

Në këto gati tri dekada, mesatarja e pikëve të grumbulluara ndër pesë të parat e klasifikuara pas javës së 23-të është 219, plot 38 gola më pak se tani. Ky “kanibalizëm” i ushtruar nga Reali, Girona, Barça, Atletiko dhe Bilbao supozojnë se dhe shpëtimi nga rënia do të zbresë më poshtë si kuotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"