Kush do të jetë pasardhësi i Tuhel? Dëshira e madhe është Alonso, por drejtuesit e Bajernit takojnë trajnerin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 12:44

Kush do të jetë pasardhësi i Tuhel? Dëshira e madhe është Alonso, por drejtuesit e Bajernit takojnë trajnerin italian

Bajerni i Mynihut vijon “gjuetinë” për të gjetur pasuesin e Tomas Tuhel. Në fund të këtij sezoni, klubi gjerman do të drejtohet nga një trajner i ri, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur profilin ideal.

de zerbi

Sipas “Bild”, drejtuesit bavarezë kanë një profil të ri në listën e tyre, Roberto De Zebri. Nuk është thjesht një emër, mes shumë të tjerëve, por një profil mbi të cilin po punojnë. Gjithnjë sipas të përditshmes gjermane, Maks Eberl, drejtori i sportiv i Bajernit të Mynihut, është takuar me teknikun italian. Ky takim ka ndodhur këto ditë, duke përfituar nga pauza që solli grumbullimi i lojtarëve me ekipet përfaqësuese.

De Zerbi ka një kontratë me Brighton deri në 2026, por ka një klauzolë largimi prej 14 milionë euro. Pavarësisht se drejtuesit janë takuar me De Zerbin, kandidati favorit, i preferuari i tyre, mbetet Ksabi Alonso. Por së fundmi është përmendur edhe emri i Italianos, trajnerit aktual të Fiorentinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"