Kuqezinjtë mbarojnë përgatitjet “me përforcime” në Shqipëri, një mesfushor mund të mos udhëtojë drejt Çekisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 22:21

Kuqezinjtë mbarojnë përgatitjet “me përforcime” në Shqipëri, një mesfushor mund të mos udhëtojë drejt Çekisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot dy seanca stërvitore në të cilat trajneri Silvinjo ka vijuar punën për të ideuar skuadrën me të cilën do të përballojë ndeshjen e të enjtes ndaj Çekisë.

kombetarja stervitje

Grupi kuqezi ka zhvilluar dy seanca ku është punuar në aspektin taktik, teksa trajneri ka përdorur përsëri 7 lojtarë të Kombëtares U19 për të plotësuar grupin me futbollistë sipas pozicioneve në mënyrë që të gjithë të ishin të përfshirë në ushtrime.

Ai që shqetëson teknikun e kuqezinjve mbetet Qazim Laçi, i cili po kalonte një formë të shkëlqyer me klubin e tij në këtë sezon. Lojtari vazhdon të vuajë pasojat e një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur as sot, teksa me shumë mundësi nuk do të udhëtojë drejt Çeklsë me pjesën tjetër të skuadrës, për t’u rikuperuar plotësisht për duelin ndaj Polonisë.

Kombëtarja udhëton nesër drejt Çekisë dhe gjatë darkës do të zhvillojë atje seancën e fundit stërvitore, para sfidës që luhet të enjten në Pragë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"