Kostiç: Kastrioti na parkoi autobusin, sot ishte edhe vapë. Lojtarët duan edhe pak…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 18:53

Kostiç: Kastrioti na parkoi autobusin, sot ishte edhe vapë. Lojtarët duan edhe pak…

Milos Kostiç, trajneri i Luftëtarit, u shpreh pas humbjes me Kastriotin në intervistën për Supersport, se kjo ishte vetëm ndeshja e parë në kampionat, dhe tashmë lojtarëve të tij do i duhet edhe pak kohë të përshtaten me kampionatin këtu në Shqipëri.

kostic

Rezultati i drejtë sot?

Nga 2 gjuajtje, pësuam një gol. Nuk është ajo që u tregua në fushë, dhe ajo që prisnim nga kjo ndeshje. Nuk e merituam këtë humbje.

Pjesa e parë ishit statik, në të dytën krijuat më shumë, por latë hapësira mbrapa…

Nuk kishim ç’të bënim në të dytën, ata parkuan autobusin. Disa gabime personale, na ndëshkuan.

Kastrioti dominoi në pjesën e dytë…

Jo, ata patën 10 minuta në pjesën e dytë, kur ne nuk luajtëm mirë, por është normale, pasi nuk mund të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Është vetëm ndeshja e parë, ishte edhe shumë vapë. Fusha ishte e thatë. Në ato pak kundërsulme, Kastrioti na ndëshkoi.

Luftëtari i ka nisur përgatitjet shumë herët, dhe nuk ishit në nivelin e pritur. Kur do shohim Luftëtarin që keni në kokë?

Ne jemi gati, por nga Luftëtari i vitit të kaluar, mungojnë shumë lojtarë. Këta lojtarë të rinj, kanë nevojë që të adaptohen, dhe të njohin kamponatin shqiptar. Sezoni është i gjatë, por në ndeshjen tjetër duhet të tregojmë një performancë më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"