Korçarët bëjnë mbledhje para bluve. Presidenti Takaj, “ultimatum” Skënderbeut: Mundni Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 16:09

Korçarët bëjnë mbledhje para bluve. Presidenti Takaj, “ultimatum” Skënderbeut: Mundni Dinamon

Skënderbeu është duke kaluar një moment tejet delikat përsa i përket sezonit aktual në Superiore. Humbja e fundit në kampionat përballë Egnatias duket se ka trazuar më shumë ujërat në kampin bardhekuq që nuk janë duke kaluar momentin e tyre më të mirë të mundshëm.

skenderbeu

Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo që e bën më të vështirë situatën janë edhe katër ndeshjet e bardhekuqve pa asnjë fitore, por me tri humbje radhazi dhe një barazim. Në kushte të tilla nuk kishte si të mungonte edhe një mbledhje e shpejtë në radhët e korçarëve, atje ku si presidenti Ardjan Takaj edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç, kërkojnë që t’i japin fund vuajtjeve në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Dinamos në shtëpi. Ndeshje e cila sipas tyre është një ndeshje ku fitorja është detyrim, në të kundërt pritet që të ketë tërmet në radhët e Skënderbeut. I ashpër ka qenë në fjalët e tij presidenti Takaj drejtuar lojtarëve dhe stafit duke dhënë kështu ultimatumin për ndeshjen me Dinamon.

Kjo vjen edhe për shkak se në dy javët e ardhshme Skënderbeu do të luajë në transfertë dhe momenti bëhet akoma edhe më i vështirë. Nga ana tjetër, po kaq i vendosur ka qenë edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç me të tijtë. Në analizën e zhvilluar me lojtarët, Gvozdenoviç ka dënuar përgjumjen dhe pasaktësinë e treguar në momentin e penalltisësë shkaktuar në Rrogozhinë. Njëmoment që mund të zgjidhej mëthjeshtë e mbi të gjitha nuk duhet të përsëritet në asnjë moment në ndeshjet në vijim. Ndaj edhepër trajnerin ndeshja ndaj Dinamos është një pikë kyçe e sezonit, teksa i ka kërkuar lojtarëve qëtë tregojnë më shumë sesa limitet e tyre në këtë takim. Tonet kanë qenë deri diku të qeta, por me kërkesë llogarie maksimalesa i përket takimit me futbollistët në këtë analizë para seancës stërvitore.

MUNGESAT –

Ajo që e bën mëtë vështirë ndeshjen e së shtunës ndaj Dinamos janë mungesat e dy lojtarëve kryesorë qëSkënderbeu nuk do t’i ketë tëgatshëm për shkak të pezullimitsi pasojë e kartonëve të marrënë ndeshjen e fundit. Në kushtetë tilla Marko Ramos de Oliveirasi dhe mesfushori Mario Rabiujanë dy lojtarët që nuk do të jenënë dispozicion të trajnerit bardhekuq për këtë ndeshje. Mungesa të rëndësishme pasi do të diktojnë ndryshime të shumta teSkënderbeu, si në prapavijë ashtu edhe në mesin e fushës. Sa ipërket mungesës së Rabiut duketse pas kaq shumë ndeshjesh sititullar, nigeriani do të jetë i pezulluar teksa Skënderbeu humbetnjë nga pikat më të rëndësishmetë ekipit që ka treguar vlerat etij maksimale në çdo ndeshje tëluajtur.

LLAZI SARO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"