Korabi përforcon mesfushën, vjen 31-vjeçari Besmir Arifaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2017 | 20:56

Korabi përforcon mesfushën, vjen 31-vjeçari Besmir Arifaj

Pas largimeve, Korabi fillon të vihet në lëvizje edhe për sa u përket afrimeve në radhët e tij. Gjatë ditës së sotme, klubi zyrtarizoi 5 largime, pro ndërkohë bëri të ditur edhe se ishte afruar një futbollist me mjaft eksperiencë në radhët e dibranëve.

arifaj korabi

“Është bërë zyrtar sot përforcimi i dytë për Korabin. Besmir Arifaj ka gjetur akordin me klubin dhe ka firmosur një kontratë që e bën futbollist të Korabit për 6 muaj. Arifaj vjen nga klubi i Dinamos në Kategorinë e Parë dhe do të jetë një përforcim me shumë vlera për skuadrën e trajnerit Gerd Haxhiu.

Pas afrimit të Veton Shabanit, Arifaj është përforcimi i dytë për dibranët, i cili luan si mesfushor. Në ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i tij me fanellën e Korabit”, shkruhej në njoftimin e klubit dibran.

Dinamo-Apolonia 3-3, Arifaj perballe

Mesfushori 31-vjeçar është një element me shumë eksperiencë, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me klube si Flamurtari, Kastrioti, Bylis e Luftëtari, ndërsa për shumë vite ka qenë element bazë i formacionit të Dinamos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"