Konte një objektiv konkret për Bajernin, por trajneri do rikthimin në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 18:58

Konte një objektiv konkret për Bajernin, por trajneri do rikthimin në…

Spekulime të shumta po qarkullojnë këto ditë për një interesim të fortë nga Bajern Munih, për nënshkrimin me Antonio Konten. Siç raporton gazeta italiane “La Republica”, bavarezët duket se po këmbëngulin shumë që tekniku italian të jetë trajneri i tyre i ardhshëm.

konte milan

Gjermanët e kishin kontaktuar Konten edhe disa muaj më parë, por kishin marrë një përgjigje negative nga ish-trajneri i Juventusit dhe Interit. Mësohet se drejtuesit e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, do të bëjnë edhe një tentative tjetër pas disa muajsh, për ta bindur Konten.

Megjithatë, trajneri ka bërë të ditur se dëshiron një rikthim në Itali, me Juventusin dhe Milanin që mund ta kenë derën e hapur për të, në rast të shkarkimit të Stefano Piolit apo Masimiljano Alegrit. Ai dëshiron të rikthehet përsëri në Seria A, pas më shumë se një viti mungesë nga fushat e lojës.

Sipas gazetës, në mesin e kandidatëve për stolin e Bajernit është edhe Roberto De Zerbi, aktualisht trajneri i Brajton, si dhe Ruben Amorim i Sporting, apo Sebastian Hënes, trajneri i skuadrës befasuese të Shtutgartit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"