Konte ankohet: Shumë rrallë janë plotësuar kërkesat e mia në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2018 | 18:40

Konte ankohet: Shumë rrallë janë plotësuar kërkesat e mia në merkato

Ka qenë një paraqitje jo e mirë ajo e ekipit të Antonio Kontes përballë Arsenalit ditën e djeshme. Çelsi humbi një trepikësh të artë, pasi Arsenali e barazoi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

arsenal-470x304

Në një intervistë për “Sky Sport” italiani Konte shpreh pakënaqësinë për pikët e humbura, por shfaq edhe pesimizëm për blerjet në merkaton e janarit.

Konte

“Nuk kërkoj gjëra të pamundura. Në karrierën time, shumë rrallë jam kënaqur në merkato. Gjithmonë kam shkuar në ekipe që nuk kanë qenë mirë financiarisht. Nëse në janar do të vijë ndonjë lojtar i ri do të jem i lumtur, në të kundërt do të vazhdojmë kështu siç jemi”, u shpreh Konte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"