Konfirmohet stafi i Ze Marias te Tirana, gati edhe një ndihmës për Egbonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2018 | 16:26

Konfirmohet stafi i Ze Marias te Tirana, gati edhe një ndihmës për Egbonë

Ze Maria nuk është i vetmi që është rikonfirmuar te Tirana. Bashkë me trajnerin, kanë zgjatur marrëveshjet e tyre me klubin edhe ndihmësit e tij. Konkretisht zv.trajneri Marko Aruelio, si edhe përkatësi atletik Rafael Kosta, mbeten bardheblu edhe për dy sezone të tjera. Kujtojmë që trajneri erdhi “paketë” edhe në qershorin e 2017-ës. Të dy brazilianët janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hoze Marselo Ferrierës, ndaj ai nuk pranonte që të vazhdonte bashkëpunimin pa i pasur në krahë.

ze maria

Ai ka punuar me ta edhe në Kenia, ndaj një prej kushteve që mësohet të ketë pasur karshi klubit, ka qenë zgjatja e kontratave edhe për ndihmësit e tij. Pjesë e stafit sigurisht mbetet edhe Emanuel Egbo, i cili prej vitesh ka marrë besimin e klubit. Megjithatë, pankina do të plotësohet edhe më shumë. Ze Maria disa ditë më parë i kishte kërkuar presidentit një asistent edhe për trajnerin e portierëve, megjithatë në vazhdim do të ketë zhvillime edhe për këtë pjesë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"