Konferenca e lamtumirës, Ze Maria: Kam refuzuar klube të mëdha për Tiranën, këtu duhet të vrasësh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 22:58

Konferenca e lamtumirës, Ze Maria: Kam refuzuar klube të mëdha për Tiranën, këtu duhet të vrasësh…

Trajneri Ze Maria ka folur për problemet që ka hasur te Tirana gjatë kohës që ai drejtoi. Së bashku me presidentin Refik Halili ai ka shpallur fundin e kontratës. Si fillim ai ka preferuar të bëj një rezyme dhe më pas tu përgjigjet gazetarëve.

ze maria

Ze Maria: Një vit e gjashtë muaj më përpara u mblodhëm këtu dhe është e drejtë të largohem duke folur vetë. Pa mbledhur njëri dhe tjetrin, por një intervistë të përbashkët. Kështu që sot jam i juaji dhe mund të bëni të gjitha pyetjet. Ndërkohë përshëndes dhe falenderoj të gjithë klubin për përvojën e këtij viti. Ka qenë një periudhë rritje në jetën time. Kam njohur perona shumë të mirë, të cilët i duan të mirën e klubit. Dhe unë jam i kënqaur që kam qenë pjesë e kësaj familje. Dhe si gjithë familjet me gjëra të mira dhe të këqija si një martesë kur je në muaj mjalti.

“Kur një martesë nuk shkon mirë provojmë që ta mbajmë, por ka momente që divorci është i domosdoshëm. Dhe ka ardhur momenti që të kërkojmë divorcin midis nesh për shkak të rezultateve. Dhe mendoj se është e drejtë të tërhiqet trajneri duke arritur një bashkëpunim që ta çojmë skuadrën në vendin që i takon. Bëj një falënderim special për tifozat. Më vjen keq që nuk kam pasur kënaqësinë që t’i kem sepse vjet ishin shumë të mërzitur me skuadrën, por e kam parë pasionin dhe dëshirën e tyre për këtë skuadër. Kështu që i falënderoj dhe shpresoj që të shihemi në atë ardhmen, nuk e di se ku, por shpresoj që të kem lënë një kujtim të mirë në Shqipëri.”

“Do të kisha bërë disa gjëra ndryshe. Mbase përgatitje, palestra. Por sot është e kot që diskutojmë se çfarë mund të kishim bërë. Tani çfarë është bërë është bërë. Nuk është në karakterin tim që të drejtoj gishtat. Jam munduar që problemet t’i zgjidhim me grupin , por kanë dalë edhe jashtë. Vetëm përgatitjen do të bëja ndryshe. Shpresoj që ta rrisin si skuadër. Nëse rezutlatet nuk arrijnë faji i ngelet trajnerit dhe kjo ndodh në të gjithë shtetet.”

“Do të shohim me kalimin e kohës nëse problemi ishte i imi apo i presidentit. Shpresoj që të jem unë problemi dhe uroj me të vërtetë që të rritet skuadra. Problemet që vinin brenda grupit dhe shoqërisë i kam diskutuar me presidentin, ai është në dijeni. Nuk jam ai lloj presoni që i marr gjërat nga shtëpia ime dhe i nxjerr jashtë. E di që doni t’i dëgjoni në këto mënyrë, por unë nuk e bëj kështu. Ai i di problemet, nuk është nevoja që trajneri dhe ish-trajneri të hedhi baltë. Nuk do ta bëj.”

“Skuadra ka një lloj bllokimi që nuk është kollaj të dalësh nga kjo gjë. Lojtarët e rinj duhet të kuptojnë se çfarë përfaqësojnë. Kur futesh në fushë dhe vesh këto lloj ngjyrash ua them juve ua kam thënë edhe atyre, nëse bëni cfarë thot trajneri i bëni gjërat mirë, por nëse luani edhe për fanellë duhet të japin gjithmonë më shumë. ”

Ndonjë lloj presioni?

“Presioni vjen natyrishëm, kur përgatit këtë lloj skuadre. Pavarësisht se çfarë mund të thojë presidenti, presioni është natyral. Kur trajnon Tiranën apo Partizanin, ose kur përgatit Juventusin duhet të fitosh. Ne kur kemi folur me presidentin kemi vendsour disa pikësynime dhe ndoshta unë nuk kam qenë në gjëndje që t’i realizoj këto synime.”

E dini se do të përfundonit kaq shpejt marrëdhënin me Tiranën?

“Pjesën e blerjeve e kanë bërë ata që janë adap për këtë punë. Unë kam bërë sygjerimet dhe kam bërë kërkesat e mia. Nuk kanë ardhur lojtarë me karakteristikat që unë dëshiroja, por kanë qenë lojtarë që janë afruar për arsye ekonomike apo të tjera, por gjithsesi kanë shumë kualitet. Mbase nuk janë të gjitha karakteristikat që unë kam kërkuar. Shumë herë jam adaptuar unë ndaj lojtarëve. Ka pasur dhe vështirësi në pjesën e parë të përgatitjes së lojtarëve sepse kam pasur pak lojtarë, por nuk mund të qahem. Unë në qoftë se shtoj diçka, mendoj që të arrij majën më të lartë, por për këtë duhet të ndryshohet mentaliteti. Duhet të marrim shembull nga ekipet më të mira.”

Është një dështim ky për ju?

“Kur kemi rinovuar kontratën kemi vendosur disa limite, disa objektiva dhe duke mos arritur në pikën që kishim parashikuar, jam pak i zhgënjyer nga rezultatet. Mbase gjatë javës kemi pasur përgatitje shumë të mira, gjithçka e kemi pasur perfekt, por pastaj në fundjavë nuk ndodhte kjo gjë. Atëherë i kam bërë shumë pyetje vetes. Dhe kjo tregon se çfarë është bërë gjatë javës duhet të pasqyrohet në fundjavë.”

Ndonjë këshillë për pasuesin tuaj?

“Duke qenë se kam gabuar nuk mund të jap këshilla.”

Do të donit të pranonit të ktheheshit në kampionatin tonë, përshembull me Partizanin?

“Ndoshta nuk e dini, por unë kam refuzuar. Përpara se të vija te Tirana kam refuzuar të mëdha. Më kanë propozuar që të vij në Shqipëri dhe u thashë jo. Sepse nëse do të vija do të vija vetëm për Tiranën. Shpresoj mos të kemi armiq. Identifikohem vetëm me këto ngjyra.

Mund të them “emocionuese”. Sepse në përgjithësi këtu duhet vrarë një luan çdo ditë dhe nëse nuk e vret atë ditë do të bëhen dy ditën tjetër, kështu që nga një cdo ditë. Po e përsëris siç e thashë në fillim, më ka ngritur në karrierë dhe unë shikoj pjesën pozitive të gjërave, edhe pse ka gjëra negative. Shof anën pozitive që të rritem si peron dhe si trajner.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"