Klubi vendos 30 autobusë falas, shiten 6500 bileta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 19:58

Klubi vendos 30 autobusë falas, shiten 6500 bileta

ujqerit-e-debores-02Plot 30 autobusë do të jenë në dispozicion të tifozëve bardhekuq për ndeshjen e nesërme në Elbasan. Të paktën këto janë të rejat që vijnë nga klubi bardhekuq. Sipas burimeve të gazetës, bëhet me dije se klubi po merr të gjitha masat që organizimi të jetë perfekt, në mënyrë që askush të mos mungojë në një ndeshje kaq e rëndësishme për Skënderbeun.

Nga ana tjetër, edhe biletat kanë vijuar të shiten me ritme të kënaqshme, teksa deri pasditen e djeshme, kanë “avulluar” më shumë se 6500 të tilla. Pjesa më e madhe e tyre janë shitur në qytetin e Korçës, ndërsa pjesa tjetër në Elbasan dhe Tiranë. Pritet që numri të rritet akoma, pasi edhe interesimi po shkon në rritje në prag të ndeshjes. Mendohet një stadium i tejmbushur në përkrahje të Skënderbeut. Tifozët korçarë po organizohen për të mbështetur fuqishëm skuadrën.

Banderola

Duket se është shuar dëshira e tifozëve për të shpalosur një baner koreografik në stadiumin “Elbasan Arena”. Ka qenë pikërisht presidenti Ardjan Takaj, që në emër të klubit u ka kërkuar tifozëve ultras që të shtyjnë për më tej hapjen e koreografisë që kishin përgatitur. Klubi ka frikën e ndonjë gjobe nga UEFA, prandaj dhe kërkon t’u paraprijë gjërave. Kujtojmë që grupimi “Ujqërit e Dëborës” kishin përgatitur një koreografi që simbolizon hyrjen në histori të Skënderbeut, si i pari ekip që futet në grupet e Kupave të Europës. Bëhej fjalë për një goditje që çante një mur, që simbolizonte futjen në grupe. Gjithsesi, ultrasit duhet të presin tashmë për këtë superkoreografi. Ll.Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"