Klubi i Juventusit nuk e fal Vlahoviç për kartonin e kuq, serbi humb ndeshjen me Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 14:09

Klubi i Juventusit nuk e fal Vlahoviç për kartonin e kuq, serbi humb ndeshjen me Lacion

Një ndeshje për t’u harruar ajo kundër Xhenoas për sulmuesin serb të Juventusit, Dushan Vlahoviç. Përveç humbjes së disa mundësive të mira me kokë në pjesën e dytë, sulmuesi i bardhezinjve u përjashtua nga loja në kohën shtesë me karton të kuq, duke treguar një nervozizëm të madh.

vlahovic

Pasi mori një karton të verdhë në minutat e fundit, serbi vazhdoi t’i drejtohej gjyqtarit në mënyrë jo korrekte. Sjellje që detyroi arbitrin të nxjerrë kartonin e kuq dhe ta largojë më herët në dhomat e zhveshjes. Për pasojë, Vlahoviç do të mungojë në takimin e radhës ndaj Lacio në kampionat, ku për bardhezinjtë nuk do të jetë as Milik.

Kjo situatë do ta detyrojë trajnerin Allegri të ribëjë sulmin për ndeshjen ndaj Lazio, pas dy javësh. Jo vetëm kaq, por sipas asaj që trajneri i Juventusit raportoi pas ndeshjes, Dushan Vlahovic do të gjobitet nga klubi për gjesetin e tij, nervozizmin e treguar në fushë, marrjen e kartonit të kuq dhë lënien e skuadrës në vështirësi për sfidën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"