Kinezët kanë një muaj kohë të shlyejnë borxhin e Interit, Marota: Shpresoj që Zhang të vazhdojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 16:27

Kinezët kanë një muaj kohë të shlyejnë borxhin e Interit, Marota: Shpresoj që Zhang të vazhdojë

Xhuzepe Marota, administratori i deleguar i Interit, gjatë një ceremonie në Romë ku u nderua me Çmimin “Bearzot” trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, ka folur ndër të tjera edhe për situatën e pazakontë që po kalohet në klub, pasi drejtuesit duhet të gjejnë 400 milionë euro për të shlyer një borxh që kanë marrë nga fondi “Oaktree”.

zhang marota

Marota nuk ka folur me sigurinë maksimale për vazhdimin e drejtuesve kinezë, por ka shprehur hapur dëshirën që të jenë ata përsëri në drejtim.

“Çfarë do ndodhë më 20 maj? Nuk është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjem pasi bëhet fjalë për pronarët. Mund të them vetëm se dje kam folur me Stiven Zhang, nuk ka qenë prezent fizikisht por jemi dëgjuar çdo ditë dhe mund të them se është pronari perfekt.

Ai di të delegojë, respekton në mënyrë perfekte rolet dhe shpresa është që Stiven Zhang të mund të vazhdojë. Janë të gjitha sinjalet pozitive për këtë, situata jonë është shumë e qetë nga pikëpamja ekonomike. Jemi të qetë dhe shpresojmë të vazhdojmë me familjen Zhang”, tha ai para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"