Kërkohen 8 milionë euro për ta lënë të lirë, presidenti zbulon të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 22:32

Kërkohen 8 milionë euro për ta lënë të lirë, presidenti zbulon të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Presidenti i Rapid të Bukureshtit, Daniel Nikulae ka konfirmuar interesimin e klubit prestigjioz të Benfikës për sulmuesin shqiptar të Kosovës, Albion Rrahmani. Por ai ka thënë se për momenti nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes dy klubeve. Ai thekson se krahas Benfikës dhe Aston Vilës, interesim për Rrahmanin kanë shprehur edhe shumë skuadra tjera evropiane. 

1711285815d13ed002

“Kam dëgjuar diçka për interesimin e Benfikës. Pati afrime nga skuadra të tjera. E di që kanë pyetur për të , por nuk e di nëse interesimi është serioz. Ai është një lojtar interesant. Kam marrë shumë telefonata për të, por gjithçka do të varet nga situata”, ka thënë Nikulae për sajtin portugez, “ojogo.pt”. 

Rapidi pretendon ta shesë për 8 milionë euro Rrahmanin, të cilin e bleu vitin e kaluar nga Ballkani për 600 mijë euro. 

Rrahmani

Me fanellën e Rapidit, sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar tri herë në 20 ndeshjet e edicionit aktual. Vlera e Rrahmanit sipas “Transfermarkt” ka shkuar 2.3 milionë euro. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"