Kategoria e Parë, Grupi A / Egnatia shpartallon Besën në Kavajë, Besëlishja mposht Vllazninë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 14:33

Kategoria e Parë, Grupi A / Egnatia shpartallon Besën në Kavajë, Besëlishja mposht Vllazninë B

Egnatia ka regjistuar një fitore të madhe sot në Kavajë duke shpartalluar vendasit e Besës me rezultatin e thellë 1-5. Rrogozhinasit treguan superioritet gjatë gjithë lojës duke i dhënë një goditje të fortë pretendimeve të verdhezinjve për t’u ngjitur në Superiore.

besa

Në takimet e tjera, Besëlidhja mposhti 3-0 Vllazninë B në Lezhë, Erzeni barazoi 1-1 me Burrelin, ndërsa Korabi fitoi 0-2 në transfertë ndaj Tërbunit.

KATEGORIA E PARË – GRUPI A – JAVA 6

Besëlidhja – Vllaznia B 3-0
Ajazi 9′, 89′, Bangoura 32′

Besa – Egnatia 1-5
Morina 34′ / Selimaj 10′, 43′, Baze 70′, 84′, Mile 76′

Erzeni – Burreli 1-1
Troplini 67′ / Lamptej 27′

Tërbuni – Korabi 0-2
Kita 68′, 90′

Nesër, 14:00 | Dinamo – Kastrioti

renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"