KATEGORIA E PARË/ Derbi i Vlorës shkon për Flamurtarin, kuqezinjtë dominojnë Orikun me tre gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 23:33

KATEGORIA E PARË/ Derbi i Vlorës shkon për Flamurtarin, kuqezinjtë dominojnë Orikun me tre gola

Flamurtari ka arritur të fitojë derbin e Vlorës ndaj Orikut me rezultatin 3-0, në stadiumin “Flamurtari”, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë e Parë.

FLAMURTARI ORIKU

Golat për kuqezinjtë u shënuan në fraksionin e dytë të lojës nga Erik Florës në minutën e 49′, dyfishimi erdhi me Xhonatan në minutën e 66′ dhe golin e sigurisë dhe të fitores e bëri Juri në minutën e 84′.

Me këtë sukses, kuqezinjtë e Marselo Troisit arrijnë fitoren e tretë radhazi, teksa ruajnë vendin e parë të renditjes duke grumbulluar 17 pikë.

Ndërsa Oriku i Arlind Rustemit me këtë humbje renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë.

FT | FLAMURTARI 3-0 ORIKU

Flores 49′, Xhonatan 66′, Juri 84′

FORMACIONET ZYRTARE –

FLAMURTARI – Moçka; Qarri, Bicaj, Pjeshka, Neziri; Ramadani, De Oliveira, Silue, Erik Flores, Xhonatan, Fernando. Trajner: Marselo Troisi.

ORIKU – Muho; Deliaj, Moqi, Tahiraga, Xheferson; Dede, Llambi, Kasaj, Dalanaj; Udoma, Rafael Barbosa. Trajner: Arlind Rustemi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Fjorelo Pjetrushi (Lezhë)

Asistent i parë – Bledar Mesi (Tiranë)

Asistent i dytë – Erjon Velo (Durrës)

Arbitër i katërt – Olti Cela (Lushnje)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"