Kategoria e Dytë, Grupi B/ 14 gola në 5 ndeshje! Luftëtari luan “poker” ndaj Maliqit, Pogradeci feston falë një penalltie në fund. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 23:41

Kategoria e Dytë, Grupi B/ 14 gola në 5 ndeshje! Luftëtari luan “poker” ndaj Maliqit, Pogradeci feston falë një penalltie në fund. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 19-të të Grupit B në Kategorinë e Dytë, ku u shënuan në total plot 14 gola. Vëmendja më e madhe ishte në stadiumin “Panajot Pano” në duelin mes Delvinës dhe kryesuesve të Pogradecit, më këtë të fundit që fituan mes vuajtjesh 1-2 falë një penalltie në fundin e sfidës të shndërruar në gol nga Danladi. Ndërkohë në duelet e tjera, Luftëtari bëri detyrën në shtëpi duke mposhtur me rezultatin 4-0 Maliqin.  

kategoria-e-dyte

Në duelet e tjera Devolli mposhti me përmbysje Orikun, ndërkohë që Shkumbini dhe Butrinti triumfuan në transfertë respektivisht ndaj Turbinës dhe Labërisë.  

REZULTATET LIVE

LUFTËTARI 4-0 MALIQI 

Culli 18′, Merkuri 23′, 74′, De Melo 90′

DELVINA 1-2 POGRADECI

Nikolla 45′ / Kendezi 42′, Danlandi 90′ (p)

LABËRIA 0-1 BUTRINTI 

Zholi 74′

DEVOLLI 2-1 ORIKU 

Kame 53′, Çeliku 66’/ Shkreli 13′

TURBINA 1-2 SHKUMBINI 

Hoxholli 76′ / Dhima 38′ (autogol), Najara 45′

KËLCYRA  – PUSHIM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"