Kastrioti sfidon Burrelin në transfertë, pritet debutimi i ish-sulmuesit të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2023 | 12:06

Kastrioti sfidon Burrelin në transfertë, pritet debutimi i ish-sulmuesit të Flamurtarit

Kastrioti luan sot në orën 16:00 në transfertën e Burrelit, teksa vjen pas barazimit 1-1 ndaj Elbasanit në javën e parë.

374565966_643272067782415_8088585963472631969_n

Ditët e ndërprerjes së kampionatit kanë qenë shumë të dëshiruara për trajnerin Ramadan Ndreu, i cili ka punuar më tepër me skuadrën nga ana fizike, duke qenë se shumica e lojtarëve të ardhur gjatë merkatos së verës, i janë bashkuar me vonesë grupit në stërvitje. Në këtë periudhë pauze, krahas seancave stërvitore, skuadra ka zhvilluar edhe një miqësore në Lezhë ndaj Besëlidhjes, që u mbyll në barazim 2-2.

Ky takim i ka shërbyer mjaft trajnerit krutan për konsolidimin e grupit, që këtë sezon thuajse është ribërë.

Së pari, në këtë miqësore ka dal në pah cilësia e brazilianit të sulmit, Xhonatan Fausto da silva, i cili vjen te Kastrioti pas aktivizimit me Flamurtarin në sezonin e kaluar. Mësohet se ai ka bërë një paraqitje të mirë dhe që gjasat janë që të jetë në formacionin sot ndaj Burrelit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sulmuesin e majtë, Klahos Zani, forma e të cilit ka ardhur në rritje.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"