Kastrioti kërkon përmbysjen përballë Tiranës, Rexhinaldo nga minuta e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2023 | 10:21

Kastrioti kërkon përmbysjen përballë Tiranës, Rexhinaldo nga minuta e parë

Kastrioti i Krujës nën drejtimin trajnerit të rikonfirmuar para pak ditësh, Emiljano Çela, ka vijuar normalisht me intensitet të plotë seancat stërvitore.

325783566_557697116397604_2185438563632210743_n

Përgatitjet janë fokusuar më së shumti te përqendrimi i çdo lojtari dhe këmbëngulja për të dhënë maksimumin në stërvitje, e rendimentin 100% në ndeshje. Rikthimi i trajnerit Çela, i cili vetëm një vit më parë, pasi la futbollin e luajtur, e mori drejtimin e Kastriotit në fundin e tabelës me 8 pikë falë punës së tij e mbështetjes nga presidenca, duke njohur cilësitë e çdo lojtari, ia arriti të mbesë mes ekipeve te Superiores edhe pse mendohej se Kastrioti ishte drejt rënies nga kategoria. Ndërkohë që fati apo rastësia solli që Çela gjen krutanët të jenë në të njëjtat pozita si një sezon më parë në fundin e renditjes. Tashmë jo në kuotën e 8 pikëve, por me 20 pikë të grumbulluara deri tani dhe 5 pikë më pak me vendin e shtatë dhe tetë, Kukësin e Teutën, ndërkohë që në vendin e nëntë ndodhet Bylisi me 23 pikë, e Kastrioti në fundin e renditjes me 20 pikë.

Për daljen nga kjo situatë në fund të renditjes, ku Kastrioti gjendet aktualisht, siç mësohet, si drejtuesit e klubit po ashtu trajneri Çela e futbollistët nuk pajtohen me këtë situatë. Kështu, vetë presidenti i Kastriotit, Alban Vogli, dhe drejtori teknik, Gazment Vogli, kanë qenë prezentë këto ditë dhe kanë ndjekur e inkurajuar stafin e trajnerëve dhe futbollistët. Kastrioti e ka mbështetjen e presidencës e kapacitetet për të bërë atë që bëri një vit më parë për të siguruar qëndrimin në Superiore.

STËRVITJA – Seanca stërvitore e radhës për takimin e së dielës ndaj Tiranës ka vijuar konstante, ku secili prej futbollistëve ka zbatuar me udhëzimet e trajnerit Çela. Stërvitja ka qenë e larmishme dhe të gjithë titullarët kanë qenë disponibël në stërvitje, përjashto këtu Edon Hasanin, i cili nuk do të luaj për efekt kartonësh, po ashtu, S.Selmani për efekt dëmtimi nuk do të jetë në formacion.

VLERËSIMI – Ndeshja ndaj Tiranës nisur nga pozitat e të dyja ekipeve ku Tirana kryeson renditjen e Kastrioti në fundin e saj e bën jetike. Futbollistët janë të vetëmotivuar, pasi s’kanë ç’humbasin më. Ndërkaq rikthimi i trajnerit Çela ka rritur besimin se Kastrioti i ka të gjitha mundësitë për kthesën. Të dyja ekipet vijnë secila nga humbje, e ndërsa Tirana kërkon të mos humbë terren në synimet e saj për të dalë kampion, nga ana tjetër Kastrioti kërkon shmangien e rënies nga kategoria.KFJKF (1)

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"