Kastrioti i karikuar, trajnerit Mema i shtohen alternativat! Ja formacionet e mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2023 | 9:58

Kastrioti i karikuar, trajnerit Mema i shtohen alternativat! Ja formacionet e mundshme

Krutanët vijojnë prej disa ditësh përgatitjet për ndeshjen e sotme ndaj Kukësit në transfertë në orën 13:00. Kjo sfidë nuk konsiderohet aspak si e lehtë për ekipin e Memës dhe përgatitjet gjatë gjithë javës kanë qenë shumë impenjuese në të gjitha aspektet.

mema

Kastrioti aktualisht renditet në vendin e fundit me 20 pikë të grumbulluara, teksa vetëm dy pikë më shumë kanë verilindorët, çka e bën këtë ndeshje një përballje direkte. Kastrioti vjen pas një barazimi drithërues ndaj Erzenit 2-2, teksa shijakasit po fitonin me 2-0 në një moment të ndeshjes. Krutanët jo vetëm që barazuan në pjesën e dytë, por me lojën plot grintë e luftë sportive dhe rastet e krijuara, me pak kujdes mund të merrnin dhe tri pikët. Nga ana tjetër, Kukësi gjithashtu vjen pas një humbjeje të dhimbshme ndaj Vllaznisë dhe kërkon me patjetër fitoren. Në stërvitjen e djeshme kanë qenë të pranishëm të gjithë titullarët, teksa vetëm Onanuka u vendos të lihej pushim, por kjo nuk e rrezikon përballjen e sotme, ku ai pritet të jetë në fushë. Trajneri Mema e ka thuajse të qartë formacionin për sfidën e sotme.

Në portë Sali është i palëvizshëm, teksa në mbrojtjen me tre lojtarë do të jenë të vendosur Prenkoçeviç, Stojanoviç, A.Selmani dhe Rami. Ndërkohë, Karakaçi, Onanuga dhe Mehmeti mbulojnë repartin e mesfushës. Në sulm ka një diskutim mes Zogajt dhe Mihanës, teksa nga minuta e parë priten Edon Hasani dhe Greca. Në këtë ndeshje Mema do të ketë liri më të madhe zgjedhjeje, pasi me skuadrën është bashkuar edhe Rexhinaldo. Nga ana tjetër, mësohet se për shkak dëmtimi, nuk do të jetë i gatshëm sulmuesi Santiago Selmani. Gjatë këtyre ditëve, drejtuesit kanë qëndruar pranë skuadrës për të ndjekur me kujdes ecurinë dhe për të dhënë kontributin e tyre në aspektin psikologjik.

65253 (1)

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"