Kastrioti do kthesën, Çela: U mësova me momentet e vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2023 | 22:36

Kastrioti do kthesën, Çela: U mësova me momentet e vështira

Vetëm tri ditë më parë është rikthyer ish-trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, pas një shkëputjeje dymujore, pasi u zëvendësua në 14 janarin e vitit 2023 nga Ardian Mema. Mirëpo nën drejtimin e trajnerit tiranas Mema te Kastrioti mungesa e rezultateve bëri që situata të përkeqësohej me keq, e për pasojë për momentin mban vendin e fundit me 20 pikë.

EMILJANO CELA 1

Mungesa e rezultateve bëri që Mema të japë dorëheqjen nga drejtimi. Klubi Kastrioti edhe presidenca nuk vonoi më shumë 24 orë për të risjellë në postin e trajnerit, tepelenasin Emiljano Çela. Kujtojmë këtë se edhe sezonin e kaluar Çela mori në të njëjtën situatë ekipin dhe falë punës së tij me futbollistët Kastrioti mbeti në Superiore.

Këtë javë Kastrioti do të presë në fushën e vet Tiranën kryesuese, të dy ekipet vijnë pas humbjeve 1-0 të Tiranës në Shkodër, ndërsa Kastrioti në Kukës. Mirëpo humbja e Kastriotit rendon më shumë, pasi mbetet ne vendin e fundit. “Panorama Sport” kontaktoi dje me trajnerin e rikthyer Emiljano Çela në seancën e radhës stërvitore në një prononcim të shkurtër për gazetën ai u shpreh optimist që Kastrioti do t’ia dalë.

“Atmosfera dhe besimi te grupi që mund t’ia dalim është shume e mirë. Shoh se ato kanë besim që bashkë do t’ia dalim. Unë kam besim që lojtarët do të japin maksimumin dhe të marrim maksimumin këto javë që kanë mbetur. Ekipi është pothuajse ai që lashë dy muaj më parë, pra janë po ato, duke shtuar dhe prurjet e fundit si Rexhinaldo e të tjerë. Patjetër që ndryshimi i trajnerëve ndikon, pasi çdo trajner ka mënyrën dhe filozofinë e vet të drejtimit.

Unë kam mënyrën time dhe do të përpiqemi të gjithë bashkë, që sa më shpejt të jetë e mundur të përshtaten, pasi koha nuk pret më. Edhe vjet për Kastriotin ishte në një moment delikat. Klubi më besoi dhe ia arritëm të ëndërrojmë në Superiore. Unë pranova tani të drejtoj Kastriotin në një moment të vështirë, po të gjithë bashkë do të bëjmë më të mirën e mundshme për qëndrimin në Superiore”, përfundoi trajneri Çela.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"